Rexha Gold

FINE JEWELRY

Zbulo më shumë

“ Në botën e bizhuterive të çmuara Dolce&Gabbana, mundësitë për të shprehur stilin tënd unik janë po aq të pafundme sa është edhe mjeshtëria që i jep jetë çdo krijimi. Çdo punim bizhuterie kthehet kështu në një gjuhë përmes së cilës mund të shprehet individualiteti me një elegancë që sfidon kohën.”

Rexha Gold x DG

Zemra e Shenjtë mbetet një simbol i përjetshëm i përkushtimit të pastër dhe dashurisë — një ndjenjë që Dolce&Gabbana e përkthen me mjeshtëri në koleksionin Devotion Fine Jewelry. Ky kapitull i ri prezanton pesë krijime magjepsëse: varëse, byzylykë, unaza dhe vathë me varëse.

E rrënjosur në frymën Made in Italy, ky koleksion nderon historinë, artin dhe kulturën e pasur të ishullit të Siçilisë. Zbuloni se si çdo bizhuterí bëhet një kapitull i veçantë në rrëfimin e markës, duke sfiduar kohën me një shprehje të përjetshme dashurie dhe mjeshtërie.

Koleksioni Rainbow nga Dolce&Gabbana Fine Jewelry bashkon në mënyrë të përkryer traditën më të rafinuar të artizanatit italian të floririt me ngjyrat e gjalla të ylberit. Duke përdorur gurë natyralë si topaz, rhodolite, turmalin, quartz citrinë dhe kunzit, ky koleksion rrëfen një histori italiane të mjeshtërisë dhe artit të punimit të floririt.

Koleksioni përfshin unaza me charm-e që varen me hijeshi, vathë klasikë ose me kompozime unike, si dhe byzylykë e varëse të zbukuruara me perla. Çdo punim krijuar për t’u veshur çdo ditë, me dizajne të freskëta që ndërthurin origjinalitetin, ngjyrat dhe një dozë hijeshie të këndshme.

Koleksioni DNA, aty ku e zeza, e bardha dhe kryqet ikonike bashkohen për të zbuluar thelbin e sofistikimit. Ky koleksion dallon për praninë mbresëlënëse të këtyre elementeve, duke ofruar një ndërthurje unike mes traditës dhe inovacionit. Nga zafirët e zinj dhe trëndafilat prej jade-je, tek motivet baroke frymëzuara nga epoka Bourbon, ky koleksion mishëron ADN-në e brandit përkushtimin dhe pasionin për traditat italiane të artizanatit në flori.

Kryqi si simbol i D&G

Një emblemë e pranishme shpesh në koleksionet e bizhuterive të çmuara Dolce&Gabbana — një bashkim mes simbolikës së shenjtë dhe elegancës bashkëkohore. Shumë prej krijimeve përfshijnë kryqe të punuar me detaje të imëta, që mishërojnë njëkohësisht traditën e përjetshme dhe sofistikimin modern. Çdo krijim është një dëshmi e përkushtimit të brandit për të sfiduar kufijtë dhe për të riformuluar motivet klasike. Qoftë duke u varur me finesë në një varëse, apo duke zbukuruar në mënyrë diskrete një byzylyk, kryqi shton një prekje të dallueshme në koleksionet e bizhuterive të çmuara të markës.

Eksploro Koleksionet