Rexha Gold

Aleluiá Necklace

Price upon request

Guri

Diamant

Ngjyra e gurit

E bardhë, Shampanjë

Materiali

Flori 750/000

Ngjyra

Flori i kuq

Shpërndaje:

Varëse në flori 18k rozë me diamante të bardhë dhe shampanjë.

Aleluiá është një himn për bukurinë dhe dashurinë.
Gjethet pasqyrojnë krahë që fuqizojnë gruan të marrë fluturimin drejt mrekullive të botës, në një udhëtim që riformëson të gjithë hyjninë e saj.
Gjethet e koleksionit Aleluiá janë punuar dhe montuar një nga një, për t’u bashkuar më pas me kujdes. Kjo teknikë mundëson ruajtjen e formës së gjetheve dhe saktësinë e shtresëzimeve.

Metodat e ndërlikuara të prodhimit që përdoren për të krijuar këto bizhuteri mund t’u besohen vetëm mjeshtërve argjendarë me talent, ekspertizë dhe përvojë të jashtëzakonshme. Dizajni kreativ dhe procesi i realizimit të çdo koleksioni kërkon rreth një vit konceptim.

Varëse

Gjatësia: 44 cm

Flori rozë 18k

Diamante të bardhë: 0.09 ct

Diamante shampanjë: 0.71 ct

Dërgesa

Rexha Gold ofron një proces të lehtë dhe të pamundimshëm të transportit të produkteve. Skuadra jonë e logjistikës ka për detyrë të sjellë bizhuteritë tuaja në kohën e duhur, megjithatë në çdo rast vonesash të paparashikuara ju mbeteni të informuar. Çdo produkt I blerë online nëpërmjet Rexha Gold përfiton transportin falas brenda Shqipërisë. Dërgesat internacionale mund të kenë kosto të veçanta, ndaj jeni të lutur të na kontaktoni për informacione më të detajuara. Produkti do të niset brenda 20 ditëve kalendarike nga data e konfirmimit të blerjes. Për çdo pyetje jeni të mirëpritur të na kontaktoni.