Rexha Gold

Diamante online?! A është e sigurtë blerja e tyre?

Të gjithëve na pëlqen komoditeti që na japin blerjet përmes internetit, sidomos blerja e nje unaze me diamant. Blerjet online janë të thjeshta për t’u bërë si dhe nuk është e nevojshme të paraqitesh fizikisht sepse produkti vjen aty ku ne duam.

Por kur bëhet fjalë për blerjen e unaza me diamant, varese floriri, apo diamante blu, hezitojmë dhe bëhemi mosbesues.

  • Deri diku ky reagim është i llogjikshëm sepse pagesa që do të kryhet është në vlerë monetare më të lartë krahasuar me blerjet e zakonshme.
  • Mbase edhe do të donim ta shihnim dhe ta preknim nje unaz me diamant para se ta blinim, madje madje mund të na lindin dyshime edhe në lidhje me sigurinë e transaksionit.

Të gjitha këto dyshime bien poshtë pikërisht në momentin kur zgjedhim kompaninë e duhur për kryerjen e blerjeve online:

Në rastin tonë besimin e krijon vetë emri i kompanisë, # Argjendari RexhaGold

  • Që prej vitit 1994 ndodhemi pranë jush në Shqipëri dhe Kosovë duke ofruar me përgjegjshmëri produkte cilësore dhe mjaft të veçanta nën garancinë e brandeve më të mira ndërkombëtare.
  • Përtej kësaj, në argjendaritë tona ofrohet gama e gjerë e bizhuterive, aksesorëve të floririt, gurëve të çmuar të formave, madhësive dhe prerjeve dhe ngjyrave të ndryshme.

Tashmë, për klientët tanë besnikë që ndër vite kanë stolisur momentet e tyre më të vyera apo kanë lumturuar njerëzit e tyre të zemrës me dhurata të çmuara si dhe për të gjithë ata të cilët na besojnë NE, por nuk kanë mundësi të na vizitojnë pranë dyqaneve tona, është e mundur që të kryeni porosi ONLINE. Madje mund të themi me sigurinë maksimale që jemi të vetmit që e ofrojmë këtë shërbim në Kosove & Shqipëri.

Në faqen tonë Web, padyshim do të gjeni veten te produktet tona dhe mendojmë se nuk do të jetë e vështirë të bëni zgjedhjen tuaj “for her” apo edhe “for him”, kjo pasi eksperienca e gjithë këtyre viteve na lejon të vlerësojmë dhe të jemi sa më afër shijeve tuaja.

Diamantet tuaj janë vetëm një “Click” larg!