Unaza Fejese

Simbol i një premtimi të përjetshëm, ku diamante dhe gurë të çmuar të përzgjedhur marrin formë me mjeshtëri.

Byzylykë dhe Varëse Tennis

Diamante dhe gurë të çmuar të përzgjedhur, të punuara me mjeshtëri dhe vëmendje në çdo detaj.

Koleksioni Hombre

Krijime për meshkuj, të punuara me dorë në flori dhe materiale të përzgjedhura, ku çdo detaj ruan gjurmën e një mjeshtërie të trashëguar.

“Rexha Gold nisi me një vizion të thjeshtë: të sillnim cilësi dhe elegancë në një treg që i kishte munguar për shumë vite.

Çdo hap që kemi bërë që atëherë ka ndjekur këtë drejtim, me një kërkim të vazhdueshëm për të bukurën.

Gjithmonë kam besuar se ajo që mbetet nuk është forma apo objekti, por ndjesia që lë pas. Një stoli mbart një moment, një kujtim, një pjesë të atij që e zgjedh.

Për këtë arsye, çdo krijim kërkon kohë, vëmendje dhe respekt për detajin. Kjo është bërë pjesë e natyrshme e mënyrës sonë të të menduarit dhe të punuarit.

Sepse në fund, ajo që ka vërtet vlerë është ajo që qëndron dhe vazhdon të flasë, edhe kur koha kalon.”

CEO & President

Blog

Zbulo trendet më të fundit

Kjo faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të navigimit dhe duke vazhduar përdorimin e saj, ju pranoni përdorimin e tyre.