Hombre Gradient Original

Unazë meshkujsh me diamantë në gradient.

Artikujt e fundit në gjendje

Unazë për meshkuj e punuar në mënyrë artizanale në flori 18K, në ngjyrë Rose Gold, pjesë e koleksionit Hombre by Rexha. Dizajni i saj ndërtohet mbi një stil eternity, ku diamantët brown dhe të zinj janë montuar me kujdes përgjatë gjithë sipërfaqes së unazës.

Veçantia e këtij krijimi qëndron në përzgjedhjen dhe renditjen e kujdesshme të diamantëve kafë, të cilët krijojnë një gradient natyral ngjyrash, duke kaluar gradualisht nga nuanca më e çelët në atë më të errët, deri tek diamanti i zi.

Ky proces seleksionimi dhe montimi realizohet individualisht për çdo unazë, duke e bërë çdo prodhim unik dhe duke garantuar që asnjë dy unaza të mos jenë kurrë identike.

RGM-HOMBRE1

Rexha Gold siguron një proces të kujdesshëm dhe të organizuar të dërgimit të produkteve. Çdo porosi trajtohet me vëmendje nga skuadra jonë e logjistikës, me qëllim që të mbërrijë në kohën e parashikuar. Në rast të vonesave të paparashikuara, ju mbaheni të informuar në çdo hap.

Dërgesa është falas për të gjitha porositë me destinacion Shqipëri dhe Kosovë. Produktet e disponueshme në gjendje dërgohen brenda 3–7 ditëve pune nga momenti i konfirmimit të pagesës, në varësi të destinacionit.

Për produktet që nuk janë në gjendje, dërgimi realizohet brenda 20 ditëve kalendarike nga konfirmimi i blerjes.

Dërgesat ndërkombëtare ofrohen dhe mund të shoqërohen me kosto shtesë. Për më shumë informacion, ju ftojmë të na kontaktoni.

16 produkte të tjera në të njëjtën kategori:

Kjo faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të navigimit dhe duke vazhduar përdorimin e saj, ju pranoni përdorimin e tyre.