Rexha Gold

Unaza fejese: Historia dhe gjithçka duhet te dini

unaze fejese foto me luleshtrydhe

Unaza fejese: Historia

Jeni gati duke ndërmarrë hapin e shkëmbimit te unazave? Pergëzime! Por nëse ende nuk dini asgjë rreth kësaj tradite kaq domëthënëse është e paimagjinueshme.

Na lini t’ua tregojmë.

unaza fejese

Historia e unazës shtrihet që ne kohet e lashta, duke filluar me Egjiptin e Lashtë. Në atë kohë unaza simbolizonte besimin dhe respektin, duke përcjellë mesazhin se gruaja shihej si një partnere e besueshmë për të krijuar familje. E ndërsa në kulturën Romake, tradita përkonte me dhënien e dy unazave ndaj gruas : ku njëra ishtë e punuar me hekur për veshje shtëpiake dhe tjetra e punuar ne ar per ekspozimin e saj në publik. Të dyja unazat përfaqësonin përkushtimin e partnerit ndaj gruas së tij.

Me kalimin e kohes, punimi, dizenjimi dhe paraqitja e unazes evoluoi në mënyrë të ndjeshme duke ju përshtatur gradualisht stileve që njohim edhe sot.

Momenti kulminant i simbolikës së unazës arriti ne vitin 1477, kur Archduke Maximilian  i Austrise, i dhuroi nuses së tij, Mary of Burgundy, një unazë me diamant. Dukë na prezantuar kështu pikënisjen e një tradite të gjatë të gurëve të çmuar në bizhuteri.

E ndërsa koncepti solitar i diamantit u prezantua në fund të viteve 1800. Çdo epoke pasardhëse e historisë dallohet për llojë të ndryshmë të prerjeve të gurëve në stilimin e unazave martesore.

 Përveç kësaj, ajo që e bëri traditen e dhurimin e unazave me diamant më të popullarizuar, ishtë “boom-i” i prodhimit të diamantëve në Afrikën e Jug-ut, e cila u përshkallëzua ndjëshëm në fillim të shekullit 20-të. Më pas, në vitin 1938, kompania De Beers nisi një fushatë marketing që sygjeronte se sa duhej të shpenzohej per një unaze fejese : “sa paga e një muaji”.

“Një diamant është përgjithmonë”, slogani i një gazetari në vitin 1948 që shënjoi traditën e shkëmbimit të unazave që njohim edhe sot.


Modelet e Unazave të fejesës :

Unaze fejese Solitaire:

Edhe personi më indiferent ndaj modës e njeh këtë model. Eshte modeli  më i zakonshëm dhe më i dashur, I cili dallohet për karakteristikën e tij të veçantë : një diamant I vetëm në një rreth metalik. Simbolika ? Një gur, një dashuri. Si mund ti rezistohet kësaj deklaratë të një romance të pastër ? Një unaze fejese klasike, me një elegancë të pamohueshmë, e përshtatshmë për të gjithë jetën dhe në çdo veshjë. A mund ta quajmë një sukses të garantuar?

Hidhini një sy , disa copëzave Solitaire nga koleksioni yne : Po, Pranoj!

Eternity (I njohur gjithashtu edhe si rrethi i përjetësisë ose përjetësia e plotë) .Emri i përmban të gjitha. Dhurimi i kësaj unaze është deklarimi I një dashurie të përjetshmë. Një rreth gurësh i zbukuruar, zakonishtë në gurë të çmuar diamantë, por edhe në të tjerë si zafir, rubin ose smerald, për të apasionuarit e “vintage” dhe ata që duan të bien në sy. Një dizanj më i thjeshtë I këtij modeli është gjysëm-eternity : linja e diamantëve mbylon vetëm gjysëm e sipërme të  rrethit të unazës. Eternity është një unaze fejese që magjeps me shkëlqimin e saj dhe kompleton figurën e çdo gruaje.

Pavé . Një rreth gurësh të çmuar ose diamantë të vendosur shumë ngushtë me njëri-tjetrin. Një sfidë e vertetë për argjendaritë që duhet të mbështetëtn te durimi dhe persosmëria.  Sa më tepër e lëmuar dhe kompakte sipërfaqja , aq më e lëhtë bëhet vendosja e diamantëve.

Hidhini një sy kombinimit perfekt të modelit Eternity dhe Pave në koleksionin tonë.

Trilogy: I ngjashëm me modelin klasik të unazës së fejesës. Por nga vetë emri që mbart, unaza është e disenjuar me tre diamantë më të vegjël të vendosur në rrethin e unazës, në të cilën të krijohet mundësia për të shtuar një linjë tjetër të diamantëve më të vegjel sipas dëshirës. “Triology” është një zgjedhje perfekte dhe veçanërisht e përshtatshmë për duart me gishta të hollë dhe elegante. Më mirë një apo tre diamantë ?! Disa prej modeleve tona :

Halo :  Nje unazë me një diamant qëndror ose një gur tjetër të çmuar I rrethuar nga një aureolë diamantësh( gurë të çmuar) më të vegjël. Modeli të lejon të shtosh një linjë tjetër të diamantëve (gurëve) në pjesen  sipërme të rrethit të unazës sipas dëshirës. Duke I dhënë unazës një vizualitët akoma edhe më sinjifikativ.

Gurë të çmuar për unaza fejese.


Diamanti, por jo i vetmi, është sigurisht zgjedhja e pare dhe me shpeshtë që e hasim te modelet e unazave të fejesës. Në varësi të mesazhit që doni të përcillni kur dhuroni një unaze me gure të çmuar, nuk duhet të kalojnë pa marrë vemëndjen tuaj gurët si : rubin , zafir ose smerald.

Domethënia e gurëve të çmuar.

Le të zbulojmë rëndësinë e secilit gur të çmuar sëbashku, për ta bëre të përsosur  përzgjedhjen e unazën e fejesës :

Diamond: Dhurimi I një unaze me diamant nënkupton, deklaratën e një dashurie të qëndrueshme, të perjetshme dhë të pathyeshme.

Sapphire Engagement Ring: Ngjyrë e kaltër oqeanike,symbol I një dashurie të bazuar në respekt.

Ruby Engagement Ring: Ngjyra e pasionit të një dashurie qe I reziston kohës.

Aquamarine Engagement Ring: Një nga gurët më elegant, përfaqëson idenë e një martese të lumtur dhe të qëndrueshme.

Emerald Engagement Ring: Ngjyra e gjelbërt eshtë premisa për një dashuri të përjetshme.

Opal: Simboli I dashurisë më të sinqertë.

Beryl: Simbolika e një lidhje të pathyeshme brënda një çifti

Prerja e gurëve të çmuar

gure te cmuar

Për ta bërë edhe më të nderlikuar aventurën e përzgjedhjes së unazës perfekte, nuk mjafton vetëm përzgjdhja e gurit dhe mënyra e vendosjës së tyre. Gjatë proçesit të përzgjedhjes do t’ju duhet gjithashtu të përcaktoni prerjen e duhur të diamantit ose të gurit të çmuar. Listimi I të gjitha formave dhe prerjeve të gurëve e bën proçesin e lodhshëm, por njohja me më kryesoret, mund tju ndihmojë në përzgjedhjen tuaj.

Brilliant: Një nga format më të njohura, të cilin e ndeshim kryesisht te unazat  “solitare” me diamant. Prejrja në formën “brilliant” përbehët nga 58 siperfqe të dizenjuara për të nxjerrë në pah, shkëlqimin e jashtëzakonshëm të gurit.

Oval: Njihet si forma më e vjeter, e përbërë nga 56 siperfaqe duke simbolizuar balancën.. Nga vet emërtimi, forma e kësaj prerje I jep gurit një vizualitet më të gjatë në krahasim më prerjen brilliant.

Pear: Një formë e ndeshur kryesisht te vathët dhe varëset por pa anashkaluar edhe unazat. Një formë jo e zakonshme por I jep unazave elegance dhe magjepsje.

Marquise: Një nga format, që na kthen pas në kohë. Sipas legjendës thuhet se , në shekullin e 18th, Mbreti I Francës, Luigji XV i dhuroi të dashurës së tij një unaze fejese në formën e buzëve të saj. Diamanti kishte një prerje ovale më dy pika në fund që simbolizonin cepat e gojës, duke e kthyer në një emblemë stili dhe sofistikimi.

Heart: Një nga prerjet romantike më të ndërlikuara per t’u realizuar, që I dedikohet çifteve të reja. Prerje që varion 56-58 sipërfaqe, mund të mos jetë shumë I përshtatshëm për të gjitha personalitetet, pavarsisht delikatesës që përcjell.

Emerald: një formë drejtkëndeshë me kënde paksa të ngushta. Realizuar mes 50-58 sipërfaqe “emerald”, nxjerr në pah prerjen brilante dhe shkëlqimin e gurit, ndërsa gjerësia, pastërtinë e tij. Simbolikë e përsosjes absolute.Princess: Një prerje katrore ose drejtkëndore, më kënde të përcaktuara mirë. Prerje që varion 57-76 sipërfaqe, duke e kthyer gurin të persosur për propozim martese.

Radiant: Prerje rrezatuese katrore me cepa të rrumbullakosura, përmban 62-72 sipërfaqe. Prerja “radiant” sëbashku me atë të “princess”, I kthejnë gurët e çmuar , ndër format më të shndritshme.

Nëse ju bëmë të ndiheni edhe më tepër kuriozë, hidhini një sy prerjet më unike të diamantit.

Zgjedhja e metalit për punimin e unazes se fejeses

grafik i metalit per punimin e unazes se fejeses

Le t’i hedhim një sy përdorimit të metaleve në krijimin e unazave te fejeses. Lloji I metalit përbën një element kryesor në përcaktimin dhe dizenjimin estetik të unazës. Vlen të përmendet së unazat e floritit, nuk janë të punuara thjesht në ar, por përkundrazi, punohen nga kombinime me metalë të tjerë si bakri dhe argjëndi. Ky kombinim bën, që jo vetëm të arrihet ngjyra e dëshiruar e unazës , por gjithashtu ti dhurojë asaj qëndrueshmëri në kohë.

Në udhëzuesin tonë të blerjes së unazes se marteses, keni një detajim më te zgjeruar të metaleve që mund të përdoren në dizenjimin e një unaze . Mund ta lexoni ne artikullin: 10 gjërat që duhet të dini përpara se të blini unazat tuaja të martesës.

Ku vihet unaza e fejeses ?

Sipas traditës, unaza fejeses vendoset në gishtin e dorës së majtë, njësoj si edhe rethi I martesës. Në ditën e martesës, është zakon që unaza e parë të kalojë në dorën e djathtë, për ti lenë vend rrethit të martesës. Por, pavarsisht kësaj, në ditët e sotme  është mëse e zakonshme ti shohësh të dyja unazat të vendosura në të njëjtin gisht.

Unaza fejese per femra

Unaza fejese per meshkuj

Si perfundim, zgjedhja perfekte e unazes se fejeses, është një proçes mjaft domethënës, që në vetvete mbart vendime nga përzgjedhja e gurit të çmuar ideal dhe forma e prerjes deri të vendosja se në cilin gisht duhet mbajtur.

Pavarsisht nëse zgjidhni një unaze fejese klasike me diamant, ose doni të eksploroni mes modeleve më të nderlikuara si “ triology “, apo unaza fejese të mbeshtjella më aurelorë diamantësh, zgjedhja juaj do të pasqyrojë historinë unike të dashurisë tuaj. Tradita dhe lashtësia ju jep udhëzime pa u bazuar në rregulla të rrepta, ndërsa stili dhe personaliteti juaj,  janë ato që do t’iu udhëheqin në këtë pervojë magjepsëse drejt përjetësisë.

Më një larmishmëri mundësish të disponueshme, unaza juaj e përsosur po ju pret, duke simbolizuar një dashuri të perjetshmë, përkushtim dhe kujtime të çmuara.